Ihre Browserversion ist veraltet. Wir empfehlen, Ihren Browser auf die neueste Version zu aktualisieren.

Mësimi i shumë gjuhëve, përveçse pasuron njohuritë e njeriut, është edhe mundësi praktike për komunikimin e tij jashtë vendit ku jeton.

 

 

 

 MIRESEERDHET NE WEBSITE E LOLITA PODA JORKIEWITZ

Kurse të gjuhës gjermane në Sarande

Kurse intensive për të mësuar gjermanishten.Kurset e gjermanishtes janë fleksibel dhe të ndryshme: Jane kurse intensive, kurse ne mbrëmje, por edhe kurse individuale. Në përputhje me Kornizën e Përbashkët Evropiane e referencës për gjuhët (CEFR), kurset përmbajnë të gjitha nivelet, nga niveli fillestar (A1) deri te niveli i avancuar (C2), dhe organizohen në grupe të vogla.

Gjuha e kursit që nga kursi per fillestar (A1) dhe në të gjitha kurset e tjera është gjuha gjermane. Në të gjitha këto kurse të gjermanishtes kujdesem të krijoj një atmosferë të hapur në klasa të ndritshme dhe me hapësirë te bollshme, me shumë vend për kreativitet në planifikimin e mësimit si dhe për të shijuar kënaqësi duke mësuar dhe duke folur gjuhën gjermane.
Une jam diplomuar ne Zvicer ne degen e Gjermanishtes dhe kam dhene mesim ne Zvicer per 22 vjet. Eksperienca ime me ka dhene përvojë dhe angazhim që të ofroj qasje të ndryshme metodologjike në mësimdhënje, në një atmosferë të relaksuar e të hapur për bisedë.

Kontakt: lolita.jorkiewitz@gmail.com ose 0682080855

Adresa: Rruga Butrinti 38, 9701, Sarande, pas hotelit Maestral.